Këngëtari i njohur ‘mbyllet’ në spital psikiatrik nga familja e tij

Showbiz

Këngëtari i njohur ‘mbyllet’ në spital psikiatrik nga

Këngëtari grek Giorgos Mazonakis, i mbyllur përkohësisht në spitalin psikiatrik Dromokaiteio nga motra dhe disa familjarë, ka dalë me një reagim publik përmes avokatit të tij. Ai mohon çdo problem mendor dhe thekson se kjo veprimtari është bërë pa dijeninë e tij.

“Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa u vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta.

Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës , fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrës të Fever, për mbështetjen e palëkundur dhe dashurinë që po më tregoni gjatë këtij momenti të vështirë personal. Ndihem mirënjohës dhe premtoj se do të jem me ju së shpejti “, tha George Mazonakis në mesazhin e tij.

Avokati i tij shtoi se pritet që këngëtari të kthehet në shtëpi të hënën, duke sqaruar se mbyllja përkohësisht ndodhi të enjten, në një periudhë pushimi të katër ditëve të institucioneve në Greqi. Reagimi i tij konfirmon gjithashtu se veprimet e familjarëve lidhen me mosmarrëveshjet për pasurinë, me të cilën Mazonakis është në proces gjyqësor prej disa vitesh.

ME TE LEXUARAT