FOTO/ Nuk ka vend për kuqezinj, njihuni me formacionin më të shtrenjtë të Angli-Shqipëri

Sport

FOTO/ Nuk ka vend për kuqezinj, njihuni me formacionin më të

Të gjithë sytë do të jenë në “Wembley”, më 21 mars në orën 20:45. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Anglinë në sfidën që çel kualifikueset e Botërorit 2026.

“Tre Luanët” e dominojnë tërësisht një formacion me lojtarët më të shtrenjtë, që të dyja skuadrat kanë në përbërje. Sipas “Transfermarkt”, duke konsideruar edhe pozicionet e dyta që lojtarët kanë, vlera totale e formacionit do të ishte 820 milionë euro.

Një shifër kjo që është 8 herë më e lartë se vlera e gjithë lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo. Mbrojtësit Konsa dhe Livramento janë lojtarët që kanë vlerën më të ulët në treg dhe janë pjesë e këtij formacioni. Ata vlerësohen me 35 milionë euro.

Më i shtrenjti i kësaj përballje është Bellingam. Ylli i Realit vlerësohet plot 180 milionë euro.

Top 11(4-2-3-1): Pikford, Koluill, Gei, Konsa, Livramento; Bellingam, Rajs; Gordon, Eze, Foden; Kejn

FOTO/ Nuk ka vend për kuqezinj, njihuni me formacionin më të

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion