Florian Marku pëson humjen e parë në Londër përballë Chris Kongo

Sport

Florian Marku pëson humjen e parë në Londër

Boksieri shqiptar Florian Marku është përballur mbrëmjen e te dieles në një duel prej 10 raundesh me britanikun Chris Kongo dhe është mposhtur nga ai pas vlerësimit të pikëve të ndeshjes.

Shkak per kete rezultat, u be vleresimi i treshes se gjyqtareve qe vleresuan 10 raundet duke i dhene me shume pike, ndonese me diference te vogel, boksierit britanik.

Ajo qe u vu re gjate ndeshjes ishte se kundershtari shfrytezoi gjatesine e trupit dhe te kraheve duke kryer goditje dinake ndaj Florian Markut i cili me gjithe insistimin, nuk arriti ti jape kundershtarit goditje ndikuese e vendimtare. 

Boksieri shqiptar u kthye në ring për herë të parë prej 2 Shtatorit të vitit të kaluar.

Ky ishte dueli i 15 në ringun profesionist për Florian Markun. 

“Është një rivalitet i mirë dhe vjen me një kartë shumë të mirë,” tha Marku për The Ring para ndeshjes.

Florian Marku pëson humjen e parë në Londër

“Unë nuk kam luftuar në Londër për gati dy vjet e gjysmë. Këtu u bëra profesionist. Miqtë e mi gjithmonë dalin dhe më mbështesin. Pres një turmë të madhe dhe mezi pres t'ia mbyll gojën këtij djali.”, ishte shprehur shqiptari para ndeshjes e cila ka pasur shume rivalitet./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion