A i njeh familjarët? Bashkëshortja e Bruce Willis thyen një nga mitet më të mëdha për sëmundjen e tij

Showbiz

A i njeh familjarët? Bashkëshortja e Bruce Willis thyen një nga

Gjatë një interviste në podkastin “The Bossticks”, Emma Heming Willis ka folur hapur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj, Bruce Willis. Ajo ka sqaruar një nga keqkuptimet më të përhapura rreth demencës frontotemporale (FTD), sëmundja me të cilën aktori i famshëm është diagnostikuar prej disa vitesh.

Emma theksoi se shumë njerëz gabimisht mendojnë se çdo formë demence lidhet drejtpërdrejt me humbjen e kujtesës.

“Demenca frontotemporale ka tre variante të ndryshme. Forma që ka Bruce prek kryesisht të folurin, ndërsa format e tjera mund të shkaktojnë ndryshime në sjellje ose probleme me lëvizjen”, shpjegoi ajo.

Sipas saj, aktori nuk vuan nga alzhaimer dhe vazhdon t’i njohë njerëzit më të afërt.

“Kur njerëzit më pyesin nëse Bruce më kujton ende, përgjigjja është po. Ai i njeh njerëzit që do”, tha Emma, duke hedhur poshtë spekulimet se aktori ka humbur plotësisht kujtesën

Ajo shtoi se është e rëndësishme të kuptohet dallimi mes demencës frontotemporale dhe Alzheimerit, pasi këto janë sëmundje të ndryshme me simptoma dhe ecuri të ndryshme.

Emma zbuloi gjithashtu se Bruce vazhdon t’i njohë të pesë vajzat e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes, pavarësisht sfidave që sjell sëmundja.

Familja e aktorit foli publikisht për herë të parë për problemet e tij shëndetësore në vitin 2022, kur njoftoi se ai po tërhiqej nga aktrimi pas diagnozës me afazi, një çrregullim që ndikon në aftësinë për të komunikuar.

Një vit më vonë u konfirmua se gjendja e tij ishte diagnostikuar si Frontotemporal dementia.

Në deklaratën e atëhershme, Emma, ish-bashkëshortja e Bruce, Demi Moore, dhe pesë vajzat e tij e përshkruan diagnozën si të dhimbshme, por njëkohësisht si një lehtësim pasi më në fund kishin një përgjigje të qartë për gjendjen e aktorit.

Ata theksuan gjithashtu se demenca frontotemporale është forma më e zakonshme e demencës tek personat nën moshën 60-vjeçare dhe se ende nuk ekziston një kurë përfundimtare për këtë sëmundje.

Sot, Bruce Willis jeton larg vëmendjes së Hollywood-it, ndërsa familja e tij vazhdon të sensibilizojë publikun për këtë sëmundje dhe të mbështesë kërkimet shkencore që mund të çojnë në trajtime më efektive në të ardhmen.

 

ME TE LEXUARAT