Dalin PAMJET e incidentit që u bë shkak i përjashtimit të Egla Cenos nga Big Brother VIP

Showbiz

Ky ishte incidenti qe u be shkak per perjashtimin e Egla Cenos nga Big Brother. 

Incident i pakëndshëm ndodhi pas prime-t në shtëpinë e Big Brother VIP.

Gjatë konsumimit të darkës, Egla Ceno i ka hedhur gotën me verën në kokë Meriton Mjekiqit, me arsyetimin se ai i thotë në mënyrë të vazhdueshme që pi alkool.

Reagimi erdhi ne fak, pasi Meritoni i zgjati per nje interval kohe nje gote vere Egles, duke e pyetur nese e donte.

Dalin PAMJET e incidentit që u bë shkak i përjashtimit të

Egla e mori goten dhe e derdhi ne trupin e Meritonit i cili pas disa castesh, kerkoi dicka per tu fshire, pasi tha se vera i kishte hyre ne sy dhe po i digjte. 

Pasi banori mori dicka per tu pastruar, në debat është përfshirë edhe, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke e ofenduar me fjalë të rënda.

"O e pafytyre, o funderrine, ti duhet te denohesh, uroj te jene duke na pare ata qe duhet"- kane qene disa nga fjalet qe Ilnisa i ka thene Egla Cenos.

Pjesë nga debati:

Meriton Mjekiqi: A e di që je njeri i keq?

Egla Ceni: Ti çfarë po bën me gjestin tënd?

Meriton Mjekiqi: Je duke u dehur dhe po bën veprime që nuk duhet.

Egla Ceno: Po ti çfarë po bën, e do prapë në kokë ? Urdhëro

Meriton Mjekiqi: Ti je e marrë, ti je njeriu më i keq që kam njohur unë. Pse je kaq e pasjellshme

Egla Ceno: Sepse kështu jam

Meriton Mjekiqi: Ti je shembulli me i keq, je grua e keqe

Egla Ceno: Dhe ti je çun i keq

Meriton Mjekiqi: Ti je vajzë e poshtër, dehesh dhe sillesh kështu

Egla Ceno: Kam qejf

Meriton Mjekiqi: E  di pse ? Sepse je e vetmuar brenda shtëpisë, e ke zemrën e keqe. Çdo ditë tregon veten. Po nuk është ky shembulli

Egla Ceno: Vazhdo bëje dhe këtë do kesh gjithmonë nga mua

Meriton Mjekiqi: Ti je një vajzë e poshtër

Egla Ceno: Edhe ti je djali i poshtër, ti dhe ajo jeni horror.

Meriton Mjekiqi: Ti duhesh trajtuar ndryshe

Egla Ceno Si? Do të më rrahësh?

Meriton Mjekiqi: Ti je psikopate, a je e çmendur, as logjikon. A mendon ti kur vepron?

Egla Ceno:  Po ti mendon?

Meriton Mjekiqi: Ik, njeri i keq

Ilnisa Agolli: O pise femër, po ca të ka mbetur, si rri në këtë shtëpi ti, o pise femër, o grua që nuk meriton të quhesh grua. Kapeni dhe nxirreni për zhelesh, ashtu sic do të kapin jashtë për zhelesh, o poshtërsirë, o ndyrësirë.

Egla Ceno: Je ti! Bëjeni prapë dhe prapë kështu do e keni. Do edhe ti ndonjë gotë me verë kokës?

Ilnisa Agolli: Nga ty, po hajde guxo?

Egla Ceno: Mu afro dhe shihe

Ilnisa Agolli:Unë nuk i ndyj duart dhe gojën me fundërrina si ty

Egla Ceno: Fundërrinë je vetë

Ilnisa Agolli: E di mirë ti sa vlen, pise femër. Fundërrinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion