E pabesueshme, ylli i Anglisë luajti në finalen e "EURO 2020" me brinjë të thyera
Lajmifundit
/
26 July 2021, 17:27
Sport

Luke Shaw ka qenë një nga protagonistët e padiskutueshëm të Euro 2020.
Mbrojtësi i fortë i Manchester United ka shënuar pak sekonda pas fillimit të ndeshjes mes Italisë dhe Anglisë.
Por janë të paktë ata që e dinin se Shaw e ka luajtur finalen me brinjë të thyera!
Siç ka zbuluar SunSport, mbrojtësi i krahut i United, 26 vjeç, e ka pësuar dëmtimin gjatë fitores 2-0 të Anglisë kundër Gjermanisë.
Tani, Luke Shaw është me pushime në Greqi me shokë të tjerë të kombëtares dhe trajneri i tij, Ole Gunnar Solskjaer, pret me padurim të kuptojë nëse do ta ketë në dispozicion pas pushimeve.


