Del raporti i policisë spanjolle për aksidentin që i mori jetën futbollistëve! Ja çfarë shkaktoi fatalitet

Sport

Del raporti i policisë spanjolle për aksidentin që i mori

Raporti i gardës Civile të Zamora-s në Spanjë, vendi ku humbën jetën futbollistët Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre, thotë se futbollisti i Liverpool ishte ai që ngiste makinën në momentin e aksidentit. Rol të rëndësishëm në përcaktimin e shoferit patën edhe të afërmit, të cilët njohën sendet e Jota-s në sediljen në fjalë.

Sipas raportit, që përcaktohet si ende jo përfundimtar, Lamborghini i vëllezërve lëvizte me shpejtësi më të lartë se sa lejohej.

Kjo e përcaktuar nga shenjat e një gome të lënë në rrugë. Jota dhe Andre Silva humbën jetën në orët e para të së enjtes, teksa Diogo po kthehej në Liverpool për të nisur fazën përgatitore.

Fatkeqësisht rezultoi udhëtimi i fundit bashkë me të vëllanë, të cilët u varrosën të shtunën në qytetin e tyre të lindjes në Oporto.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion