Botërori i Skive/ Lara Colturi e nis me ritëm të mirë në Colorado, renditet e 6-ta pas lëshimit të parë

Sport

Botërori i Skive/ Lara Colturi e nis me ritëm të mirë

Në orën 21:30 fillon lëshimi i dytë në disiplinën e Slalomit Gjigant.

COLORADO, SHBA - Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi ka bërë një tjetër paraqitje solide në Kupën e Botës, teksa është renditur e 6-ta në lëshimin e parë të garës në disiplinën e Slalomit Gjigant, etapë kjo e katërt e Botërorit të Skive.

Pas suksesit të madh në Levi dhe Gurgl, ku Colturi u ngjit në podium dhe mori medaljen e argjendtë, 19-vjeçarja që përfaqëson Shqipërinë regjistroi kohën 1:00.14, të njëjtën me kanadezen Valerie Grenier, duke ndarë vendin e gjashtë. Ajo mbeti +1.11 sekonda larg kryesueses së garës, Alice Robinson nga Zelanda e Re, e cila udhëheq renditjen provizore me kohën 59.03 sekonda.

Rezultati e mban Colturin në pozita shumë të mira për zbritjen e dytë, ku do të ketë mundësinë të ngjitet më lart në renditje dhe të synojë sërish zonën e podiumit.

Botërori i Skive/ Lara Colturi e nis me ritëm të mirë

Me 196 pikë në total pas tre garave të para, Lara Colturi mban për momentin vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. E para me 250 pikë Mikaela Shiffrin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion