Përfundon në spital Kuman, ja çfarë ka ndodhur me trajnerin e Barcelonës
Lajmifundit
/
28 Maj 2021, 11:51
Sport

Ka përfunduar në spital trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Kuman. Mediat spanjolle kanë shkruar se tekniku i katalanasve ka përjetuar një gjendje ankthi dhe është shtruar menjëherë në spital.
Aktualisht, gjendja e tij është më mirë dhe nën kontrollin e mjekëve. Por, është shqetësuese fakti se kjo gjendje tek 58-vjeçari është e përsëritur. Nuk dihet se çfarë mund t’ia ketë shkaktuar këtë gjendje teknikut.
Lajmin për shtrimin e holandezit e bëri gazetari i “FOX Sports”, Daniel Girones, përmes një postimi në Tëitter.


