Koronavirusi, punonjësit e policisë marrin sot dozën e dytë të vaksinës

Aktualitet

Koronavirusi, punonjësit e policisë marrin sot dozën e dytë

Pas të moshuarve, janë punonjësit e policisë ata të cilët kanë vijuar të marrin sot dozat e dyta të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook.

"Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës. Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marin dozën e dytë të vaksinës. Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19", njofton Policia e Shtetit.

Vaksinimi i punonjësve të policisë nisi me 3 prill, ndërsa injektimi i dozave të dyta ka filluar fiks pas një muaji. Deri më tani në vendin tonë janë kryer 500 mijë vaksinime për tu mbrojtur nga COVID-19, duke arritur kështu para kohe objektivin e vendosur nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion