Alioski reagoi pas përplasjes me futbollistin shqiptar: U sqaruam dhe më kërkoi falje

Sport

Alioski reagoi pas përplasjes me futbollistin shqiptar: U sqaruam dhe

Para disa ditësh dy futbollistët u përplasën verbalisht, ku fjalia “Të q**** mamanë shqiptare” tërhoqi vëmendjen. Ishte Marko Arnautoviç që shau Ekzgjan Alioski, në fundin e ndeshjes Austri-Maqedoni e Veriut.

Pas shumë zërave dhe diskutimeve për këtë çështje, Alioski për mediat tregoi vazhdimin e debatit. “Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Unë me Arnautoviç folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair.

Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam pas ndeshjes. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka”, deklaroi Alioski.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion