Xhenxhefil, mjaltë dhe kanellë, kombinimi që ju ndihmon për të shkrirë yndyrën në trup

Soft

Xhenxhefil, mjaltë dhe kanellë, kombinimi që ju ndihmon për

Një dietë e shëndetshme është gjëja më e mirë që mund të vendosni, nëse po  planifikoni të hiqni kilet e tepërta. Në mesin e këshilave që ju drejtojnë tek perimet, frutat dhe ushtrimet, shtni edhe çajin e bërë me kanellë, mjaltë dhe xhenxhefil.

Studimet kanë konfirmuar se erëzat si kanella, xhenxhefili dhe arrëmyshku ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe të ndiheni sikur keni ngrënë një ëmbëlsirë. Në këtë mënyrë, do të keni më pak neps. Konsumi i kanellës rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit. Xhenxhefili është nga ato ushqime efikase për një trup në formë, duke qenë se përmirëson tretjen dhe ju ndihmon të mbani peshën trupore nën kontroll. Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë një pije të nxehtë me xhenxhefil pas një vakti, ndihen më të ngopur.


Merrni një shkop kanelle. Futeni shkopin në një çajnik me një gotë ujë. Qëroni një copë xhenxhefili rreth 2 cm, priteni në feta dhe shtojeni në çajnik. Zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin për 20 minuta. Kullojeni dhe më pas shtoni mjaltin për një ëmbëlsi natyrale. Mjalti nuk duhet hedhur në ujë të nxehtë sepse humbet një pjesë të konsiderueshme të ushqyesve.

Ju mund të zieni sasi të mëdha të këtij çaji dhe ta mbani në frigorifer në kavanozë qelqi që ta pini gjatë javës. Përdorni 3-4 shkopinj kanelle nëse planifikoni të përgatisni çaj për gjithë javën. Nëse dëshironi, çajin e ruajtur në frigorifer mund ta ngrohni sërish ose ta konsumoni të ftohtë pas ushqimit.

ME TE LEXUARAT