Tre vitaminat jetike që duhen konsumuar nga çdo moshë këtë verë

Soft

Tre vitaminat jetike që duhen konsumuar nga çdo moshë

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës? Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat. Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtasim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor.

 

Vitamina A

Ka plot të dhëna të cilat dëshmojnë se Vitamina A parandalon sëmundjet e rënda të lëkurës, kur ajo merret në dozën e duhur ditë për ditë. Vitamina A gjithashtu ndihmon në procesin e rigjenerimit të lëkurës kur ajo dëmtohet nga dielli. Nëse doni ta merrni këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mjafton të shtoni në dietën tuaj perimet e gjelbra si lakra e sallata. Specat e verdhë, kivi dhe luleshtrydhet gjithashtu ju japin dozën e nevojshme të kësaj vitamine.


Vitamina C

Nëse do të dilni në diell, sigurohuni që të keni marrë Vitaminë C. Acidi që gjendet në Vitaminën C ndihmon në funksionimin e duhur të gjëndrave të djersitjes. Kjo vitaminë gjithashtu e mbron trupin tuaj nga goditja e diellit gjatë muajve të nxehtë të verës. Nëse alergjitë nuk ju lejojnë që të shijoni pushimet tuaja, një dozë ditore e vitaminës C do të mbajë nën kontroll simptomat tuaja. Ushqimet ku kjo vitaminë mund të gjendet janë të shumta si domatet, limonët, specat e kuq, frutat e pyllit e brokoli.

Vitamina E

Vitamina E mbron lëkurën nga dëmet që shkaktohen nga muajt e nxehtë të verës. Ajo mund të përdoret dhe për të rritur rezistencën e fizikut dhe forcën e muskujve.

Nëse keni një jetë aktive dhe gjatë ditëve të nxehta të verës, Vitamina E është një paketë plot me energji për ju. Atë mund ta gjeni në mënyrë natyrale tek arrorët dhe spinaqi i gatuar, por dhe tek peshku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion