Tre gjëra që i ndodhin trupit, nëse ndërprisni plotësisht konsumin e ëmbëlsirave

Soft

Tre gjëra që i ndodhin trupit, nëse ndërprisni

Sheqeri është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm pothuajse në të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse njerëzit e kanë kaq të vështirë të heqin dorë prej saj.

Por ata që ia dalin ta ndërpresin konsumin e sheqerit plotësisht, kanë këto përfitime:

Përmirësim të shëndetit të zemrës

Sheqeri nuk është vetëm një element më shumë në dietën tuaj, por është gjithashtu i rrezikshëm për zemrën. Sipas të dhënave shkencore të disponueshme, konsumi i shtuar i sheqerit shoqërohet me një shans shumë të lartë për vdekje të parakohshme nga sëmundjet e zemrë.

Zvogëlim i dhjamit të barkut

Konsumi i sheqerit kryesisht nga pijet të tilla si lëngje të gatshme dhe pije freskuese shoqërohen me rritje të shtresës dhjamore në bark. Nëse ndërprisni konsumin e sheqerit, dhjami do të reduktohet.

Lëkurë më të re

Kur sheqeri ë marrim nga ushqimi kalon në qarkullimin e gjakut, ai shkakton një domino të proceseve që në fund të fundit e bëjnë lëkurën më të relaksuar dhe më pak elastike. Edhe nëse rrudhat e para të imta janë shfaqur tashmë në fytyrën tuaj, duke kufizuar konsumin e sheqerit do të shihni një ndryshim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion