Tmerrohen njerëzit, ariu shihet duke ecur në rrugët e qytetit (VIDEO)

Soft

Tmerrohen njerëzit, ariu shihet duke ecur në rrugët e qytetit
Një ari ka bërë bujë në media, pasi në Schenectady të Nju Jorkut, të martën në mëngjes, është vërejtur duke ecur rrugëve.

Departamenti i Policisë Schenectady tha në një deklaratë të martën se kishte marrë disa raporte të një ariu që udhëtonte nëpër lagje të qytetit.

Oficerët kërkuan ndihmën e Departamentit shtetëror të Ruajtjes së Mjedisit, në lidhje me këtë rast.

Shkollat lokale janë njoftuar se një ari po lëviz nëpër qytet, kurse u vëzhgua edhe situata në terren nga afër.

Policia tha se po përpiqej që ta çonin ariun sa më larg rrugëve të shtruara të qytetit dhe që kafsha të shkonte drejt “vendeve të pyjëzuara”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion