Të paktën dy filxhanë në ditë, kjo është pija ideale kundër kollës

Soft

Të paktën dy filxhanë në ditë, kjo është pija

Simptomat e kollës ndalohen kur ne konsumojnë së paku dy filxhanë kakao në ditë. Kjo tashmë është e vërtetuar në sajë të një studimi që është kryer në këtë drejtim, duke rezultuar si pija perfekte për të ndaluar kollën.

Merita për këtë funksion të kakaos i takon teobriminës, e cila gjendet në një kokërr kakao në masën 2%. Një studim britanik, i drejtuar nga Alyn Morice, drejtoreshë e Cough Clinic në Universitetin e Hull në Yorkshire të Anglisë, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve kakao në ditë apo marrja e kapsulave me kakao, ndikon për të ndaluar kollën.

Studimi u bazua në pacientët e 13 spitaleve në Britaninë e Madhe, të cilët vuanin nga kolla. Në fund të studimit, u vu re se nga pirja e kakaos simptomat e kollës reduktoheshin në masën 33%. Por në fakt jo vetëm kakao ka një efekt mjaft të mirë, pasi edhe çokollata renditet pas saj.
Një rol qetësues luante edhe ngrënia e çokollatës, e cila e ndërpriste kollitjen, por për një afat kohor më të shkurtër. Përpara se të konsultohemi me mjekun familjar, konsumoni një filxhan kakao, pasi është e sigurt se do ju qetësojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion