Studimi: Një grua kontrolluese ia zgjat jetën burrit

Një hulumtim së fundmi ka treguar se një martesë e pakënaqur është e barabartë me shëndetin e keq dhe si rrjedhojë edhe me një jetë më të shkurtër. Po ky studim ka treguar se gratë që janë kontrolluese e bëjnë jetën e burrave më të shëndetshme. Studimet e mëparshme kanë treguar se partnerët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit.
Gratë e këqija mund të jenë të mira për burrat e tyre. Rezulton se kur burrat ndikohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të vuajnë nga diabeti, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit. Edhe nëse kanë diabet, trajtimi i tij do të jetë më i suksesshëm për ta falë grave që kanë.
Hui Liu, studiuesi kryesor, tha se kjo ndodh për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse burrat janë me shëndet të dobët ose kanë sëmundje si diabeti që kërkojnë monitorim të shpeshtë. Sidoqoftë, burrat mund të ndihen të pakënaqur me gratë që u thonë se çfarë të bëjnë, gjë që mund ta konsiderojnë si “bezdisëse”.
Por si përfundim burrat që kontrollohen më shumë nga gratë e tyre kanë më pak gjasa të sëmuren nga sëmundje të rënda sepse sado i keq që të jetë kontrolli, gjithashtu do të thotë se ato janë të kujdesshme.
Hulumtimi, i cili analizoi rezultatet e sondazhit nga 1,228 të martuar, të moshës 57 deri në 85 vjeç, sfidon supozimin se një martesë e pakënaqur është e barabartë me shëndetin e keq dhe si rrjedhojë edhe me një jetë më të shkurtër./lajminet


