Basha e quajti Flamur, flet sërish Florian Binaj: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi!

Showbiz

Basha e quajti Flamur, flet sërish Florian Binaj: Gjuha shkon ku dhemb

Gjatë një konference për protestën kundër rritjes së çmimeve, Lulzim Basha  tha edhe emrin e aktorit Florjan Binaj.  

Mirëpo ai e ngatërroi emrin duke thënë “Flamur”, më pas ishin të pranishmit ata që e korrigjuan.

“Ky ishte apo jo, nuk ishte ai tjetri që doli në protestë, si e ka emrin ai aktori Binaj, Flamur Binaj? Flor Binaj, Flori”, tha Basha.

Aktori i humorit shqiptar, Florjan Binaj, komentoi në studion e "Ditë e Re" gafën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, në lidhje me emrin e tij.

"Unë besoj se është gjendje e momentit, gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Prandaj ka ngatërruar  Florin me Flamurin. Nuk ka problem, janë gjëra që ndodhin," tha Flori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion