Sot ndryshimi në orën verore, akrepat shkojnë 60 minuta para, ja çfarë do të thotë

Soft

Sot ndryshimi në orën verore, akrepat shkojnë 60 minuta para, ja

Sot, në orët e para të së dielës (30 mars), ora u zhvendos një orë përpara, duke kaluar nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim shënon kalimin në kohën verore, e cila do të zgjasë deri në të dielën e fundit të tetorit, kur ora do të rikthehet një orë pas.


Ndryshimi i orës ka si synim shfrytëzimin maksimal të dritës së diellit dhe kursimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kjo do të thotë se sot njerëzit humbën një orë gjumë.

Ideja për ndërrimin e orës lindi në vitin 1907, kur anglezi William Willett propozoi sistemin e “kohës verore” për të shfrytëzuar më mirë dritën e mëngjesit. Plani i tij u implementua për herë të parë nga Gjermania më 30 prill 1916, dhe më pas u ndoq nga Britania.

Që nga viti 1981, ndryshimi i orës është standardizuar në të gjithë Evropën, duke u realizuar në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

Pas ekuinoksit pranveror, dita fillon të zgjatet, duke arritur kulmin më 22 qershor, me 15 orë dritë dielli dhe 9 orë natë. Ky ndryshim ndikon në ritmin e përditshëm të njerëzve, por gjithashtu ndihmon në kursimin e energjisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion