Qumështi i bajameve nuk duhet të mungojë në frigoriferin tuaj

Konsumimi i qumështit të bajameve është shumë i këshilluar dhe nuk duhet të mungojë në frigoriferin tuaj. Ata që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës apo duan që të dobësohen, mund të konsumojnë qumësht bajame, por ka edhe disa anë të tjera të mira… edhe të këqija të këtij produkti.
Qumështi i bajameve ka shumë pak lëndë ushqyese, edhe se vetë bajamet kanë proteina etj. Ky produkt ka 98% ujë dhe kjo mund të ndikojë që ju mund tju marrë uria shumë shpejt.

Ky produkt nuk ka laktozë dhe është alternativë e mirë për ata që kanë intolerancë ndaj laktozës. Njerëzit me intolerancë ndaj laktozës shpesh kanë probleme gastrointestinale, si fryrja e barkut dhe diarreja.
Ky produkt do ju falë shumë vitamina. Ndërsa mësohet se ka shumë sheqer dhe kjo nuk është një e mirë në fakt.


