Perimet dhe lakrat në tavolinën tuaj ju ndihmojnë për një kujtesë të mprehtë

Soft

Perimet dhe lakrat në tavolinën tuaj ju ndihmojnë për

Kujdesi i shëndetit është primar dhe sigurisht që kjo lidhet drejt për drejt me ushqimet që konsumojmë. Mjekët tregojnë se konsumimi i  perimeve dhe lakrave çdo ditë, ndihmon trurin e njeriut të jetë më i ri.

 

Mësohet se në kërkimet e fundit shkencore, epiqendra ka qenë roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore, ku doli në përfundim se ngrënia e një racioni me barishte dhe perime të pasura me vitamina (veçanërisht vitaminën K) në ditë, ka rol mbrojtës për trurin.

Perimet dhe lakrat në tavolinën tuaj ju ndihmojnë për

Mjekët tregojnë se edhe pse është shumë herët të pranohet se një ushqyerje e tillë parandalon sklerozën, ekspertët janë optimistë. Studimi i bërë në SHBA, analizoi 960 njerëzve, mosha mesatare e të cilëve ishte 81 vjeç, 74% femra.

Sipas studimit, për mbi katër vjet me radhë, ata konsumuan një racion me barishte në ditë. Njerëzit që konsumuan barishte rregullisht raportuan aftësi më të mira mendore dhe më pak simptoma të sëmundjeve kardiovaskulare apo depresionit.

Shkencëtarët thanë se truri i njerëzve që hëngrën barishte çdo ditë ishte 11 vjet më i ri se ai i atyre që ushqeheshin me më pak barishte. Ata deklaruan se ngrënia e të paktën një racioni me barishte dhe perime ngadalëson përkeqësimin e aftësive mendore si pasojë e moshës.

ME TE LEXUARAT