Për njerëzit e dimë, por ka edhe mace MËNGJARASHE?! Ja si qëndron e vërteta...

Soft

Për njerëzit e dimë, por ka edhe mace MËNGJARASHE?! Ja si

Studimet e reja konfirmojnë se macet kanë një preferencë kur bëhet fjalë për përdorimin e putrës së majtë ose të djathtë, njësoj si njerëzit me dorën e majtë dhe të djathtë, referuar “Science Alert”-it. Duket se ekziston edhe një lidhje gjinore.

Macet preferojnë të përdorin putrën e djathtë për të marrë një kafshatë të shijshme ushqimi ose për të zbritur shkallët, ndërsa maçokët zgjedhin të majtën.

Sipas ekipit të Universitetit Queen’s, në Belfast, në Britaninë e Madhe, kjo preferencë lidhet me strukturat e trurit të miqve tanë me gëzof. Ndryshe nga studimet e mëparshme mbi pëlqimin e përdorimit të putrave dhe që u kryen në kushte laboratorike të kontrolluara, kjo analizë u zhvillua në shtëpitë e vetë maceve, teksa kryenin detyra të përditshme.

U analizuan 24 maçokë dhe 20 mace. Ashtu si njerëzit, mund të përdorin më shumë putrat e djathta ose të jenë mëngjarashe.

Maçokët kanë më shumë gjasa të jenë mëngjarashë, ndërsa macet kanë tendencë të përdorin putrat e djathta. Megjithatë, disa mace janë ambidekstra dhe i përdorin të dyja putrat në mënyrë të barabartë.

Nga studimi del se ekziston një ndryshim individual brenda gjinive. Çdo mace tenton të favorizojë më shumë njërën putër për aktivitete si ngrënia e ushqimit, kujdesi ose kapërcimi i pengesave.

Një model i dukshëm i vërejtur në studime është se maçokët kanë më shumë gjasa të favorizojnë putrën e tyre të majtë dhe macet kanë më shumë gjasa të favorizojnë të djathtën.

Preferenca e përdorimit të putrave është e lidhur me lateralizimin e trurit, e ngjashme me mënyrën si dora te njerëzit është e lidhur me strukturën dhe funksionin e trurit. Këto janë një tregues se sa mirë kafshët shtëpiake mund t’i përgjigjen stresit, pasi ana e majtë e trurit kontrollon anën e djathtë të trupit dhe anasjelltas.

Kafshët mëngjarashe, që mbështeten më shumë në hemisferën e djathtë për përpunimin e informacionit, kanë tendencë të shfaqin reagime më të forta ndaj frikës, shpërthime agresive dhe i përballojnë më keq situatat stresuese se kafshët që mbështeten më shumë në hemisferën e tyre të majtë.

Macet dhe maçokët ishin sterilizuar dhe kastruar para se të fillonin eksperimentet, por studiuesit nuk i përjashtojnë hormonet si arsye pse disa mace e vënë putrën e majtë përpara dhe disa të tjera, të djathtën./TAR

ME TE LEXUARAT