Pas perandorisë së Zuckenbergut, bie edhe Snapchat

Soft

Pas perandorisë së Zuckenbergut, bie edhe Snapchat

Edhe SnapChat pësoi një rënie si Facebook, Instagram dhe WhatsAppp. Dje ky aplikacion ishte praktikisht i paarritshëm nga vende të ndryshme të botës, në veçanti në Europën perëndimore edhe në Shtetet e Bashkuara, aty ku edhe përdoret më shumë.

Teknikët e shoqërisë me bazë në SHBA, që ndër rrjetet sociale ishte trendi i disa viteve më parë, por që ende mban rreth 300 milionë përdorues aktivë, arritën ta riparonin defektin brenda 4 orëve, por analistët po fillojnë të pyesin veten sa çfarë po ndodh me rrjetet sociale kryesore.

Sipas disa prej tyre, defektet po tregojnë se një nga problemet e platformave që i përkasin rrjeteve sociale kryesore është centralizimi i tyre, që po evidentohet gjithmonë e më shumë me përhapjen e tyre globale. Sipas tyre, drejtuesit e këtyre gjigantëve teknologjikë duhet të mendojnë për një diversifikim të platformave të brendshme, që mund të ulin riskun e gabimeve njerëzore ose të sulmeve kibernetike. 

Javën e kaluar, Facebook pësoi rreth 100 milionë dollarë dëme dhe një ulje domethënëse të çmimit të aksioneve të kompanisë, pas defektit që zhduku platformën e tyre për rreth 7 orë në të gjithë botën. /Express

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion