Gjendet e vdekur atletja nga Kenia, dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj

Sport

GGjendet e vdekur atletja nga Kenia, dyshohet se është vrarë nga

jendet e vdekur në shtëpinë e saj, Agnes Tirop, dy herë medalistja e bronztë e Kampionatit të Botës. Dyshohet se 25-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj, por ende nuk është zbardhur ngjarja. Atletja njihet për fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatet e Botës më 2017 dhe 2019 në 10.000 metra.

Lajmin tragjik e konfirmoi kryetari i i Atletikës së Kenisë në rajonin e Najrobit, Barnaba Korir. Sipas mediave ndërkombëtare, Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e vet dhe besohet se ajo ishte therur me thikë në stomak nga bashkëshorti i vet.

“Tirop u gjend e vdekur në shtëpinë e vet në Iten, dyshohet se është therur nga bashkëshorti i vet. Ne ende jemi duke punuar për të zbuluar më shumë hollësi rreth vrasjes së saj”, ka thënë Komiteti i Atletikës në Kenia. Tirop e kishte vendosur një rekord botëror në 10 kilometra muajin e kaluar në Gjermani, duke me kohën 30:01. / Express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion