Parashikimi për javën e ardhshme/ IGJEUM, ‘na përgatit’: Ulen temperaturat minimale, java nis me mot të ftohtë

Soft

Parashikimi për javën e ardhshme/ IGJEUM, ‘na

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të diel një parashikim për fillim javën, teksa ditët e fundit të muajit dhjetor duket se do të shoqërohen me ulje të vazhdueshme temperaturash në vlerat minimale.

Sipas të dhënave, nuk priten reshje, ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Nesër (e hënë, datë 29 dhjetor) nuk priten reshje në të gjitha qarqet.

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C

në vendet e ulëta: -1 / 10°C

në vendet malore: -3 / 5 °C

Era:

Nesër, e hënë, datë 29 dhjetor, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion