Pantone prezanton ngjyrën e vitit 2026

Soft

Pantone prezanton ngjyrën e vitit 2026

Pantone Color Institute ka zgjedhur ngjyrën e vitit 2026, një nuancë e së bardhës të quajtur “Cloud Dancer.”

Instituti e përshkruan si “e bardhë valëzuese, e ekuilibruar, e mbushur me një ndjesi kthjelltësie.”

Cloud Dancer përfaqëson “ndikimin qetësues në një shoqëri frenetike, rizbulimin e vlerës së konsiderimit të matur dhe reflektimit të heshtur”, tha drejtoresha ekzekutive, Leatrice Eiseman.

Ngjyra lidhet me “fillimet e reja” dhe “simbolizon dëshirën tonë për një fillim të ri”, u shpreh ajo.

Pikërisht kjo nuancë me “baraspeshën e nëntoneve të ftohta dhe të ngrohta”, u zgjodh me kujdes.

Përzgjedhja e një ngjyre nga Pantone kalon në shqyrtimin e referencave kulturore, politike dhe stilistike që më pas përshkallëzojnë te një familje ngjyrash për të gjetur nuancën e duhur, duke i kushtuar vëmendje edhe emrit.

Është hera e parë që e bardha zgjidhet si ngjyra e vitit që nga krijimi i Pantone në vitin 1999. Për vitin 2025, ngjyra e vitit ishte “Mocha Mousse”, kurse për 2024 “Peach Fuzz.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion