Mot i kthjellët, parashikimi për ditën e sotme 22 Shtator ! Temperatura deri në 34 gradë Celsius
Lajmifundit
/
22 Shtator 2025, 08:17
Soft

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.



