Make up-in apo partnerin? Ja se CILËN zgjedhin gratë!

Soft

Make up-in apo partnerin? Ja se CILËN zgjedhin gratë!

Një studim i ri i kryer nga kompania Bionsen ka hapur debat të gjerë, pasi tregon se shumë gra di të preferonin të mos hiqnin dorë nga makeup-i i tyre, edhe nëse kjo do të thoshte t’i jepnin fund marrëdhënies me partnerin.

Sipas të dhënave, rreth 57–60% e të anketuarave kanë pohuar se produktet e bukurisë janë më të rëndësishme për to sesa një lidhje romantike në një situatë hipotetike zgjedhjeje.

Hulumtimi vë në dukje se makeup-i për shumë gra është më shumë sesa një rutinë bukurie, ai është një burim vetëbesimi dhe një mënyrë për t’u ndier më mirë me veten.

Pjesëmarrëset kanë shpjeguar se përdorimi i make up-it i bën të ndihen më të sigurta, më të rregullta dhe më të përgatitura për përditshmërinë.

Sipas ekspertëve të psikologjisë sociale, ky fenomen lidhet me rritjen e rëndësisë së vetëkujdesit dhe dëshirën e individëve për të investuar në mirëqenien personale. Në një realitet me standarde të larta bukurie dhe presione sociale, makeup-i shihet si një mjet i fortë për ruajtjen e ekuilibrit emocional.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Ndërsa disa e interpretojnë këtë si forcim të vetëvlerësimit, të tjerë e shohin si një shenjë varësie nga pamja e jashtme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion