Kurrë nuk është vonë, njihuni me 84 vjeçarin që po bën namin në youtube

Soft

Kurrë nuk është vonë, njihuni me 84 vjeçarin që

Një ish fermer 84-vjeçar, është bërë ylli i famshëm i youtube, me më shumë  se 120 mijë të abonuar në kanalin e tij në youtube.

84 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve në rrjetet sociale përmes videove, në të cilat flet për çështje filozofike dhe rreth meditimit, raporton BBC.

Ajo çka e bën unik John  Butler, për veç se moshës së thyer është zëri i tij relaksues, me tone të qeta, metodë e njohur si ASMR.

"Zëri i tij tingëllon, si një gotë me qumësht të ngrohtë", shkruan një  abonues poshtë videove në youtube.

John Butler dhe thotë se  kurrë nuk kishte dëgjuar për youtube më parë dhe se nuk ia kishte idenë se çfarë ishte interneti.

84 vjeçari thotë se ka medituar për gjithë jetën e tij dhe tani ai ndan mendimet dhe eksperiencat me ndjekësit në Internet.

Ai tani është kthyer në një mentor për ndjekësit e tij, duke ndarë me ta këshilla jetike.

Shumë ndjekës thonë se këshillat e John  i kanë ndihmuar ta përballojnë pandeminë dhe karantinën , në mënyrën më të mirë të mundshme psikologjike.

"Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të shpërndajë dashuri", shprehet youtuber-i 84 vjeçar.

ME TE LEXUARAT