Ishin fshehur në tren, qeni gjurmues zbulon pesë shqiptarët në Holandë

Bota

Ishin fshehur në tren, qeni gjurmues zbulon pesë shqiptarët

Mëngjesin e ditës së sotme forcat policore në Holandë, “Royal Marechaussee” zbuluan pesë shqiptarë të cilët ishin fshehur në tren.

Në prangat e policisë Holandeze ra edhe një 33-vjeçar nga Polonia i akuzuar për trafikim të njerëzve.

Bëhet me dije se pesë shqiptarët u kapën këtë mëngjes, pasi u zbuluan nga qeni nuhatës i Policisë.

Ky nuk është rasti i parë që “Royal Marechaussee” në bashkëpunim me Policinë Kombëtare holandeze godasin trafikim të njerëzve.

Javën e kaluar një grua bashkë me fëmijën e saj të cilët po udhëtonin drejt Anglisë me pasaportën e dikut tjetër u ndalun në kufi. Ata ishin të shoqëruar nga një burrë Polonia, i cili u arrestuan nën akuzën “Trafikim të njerëzve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion