Kujdes! Do gjobiteni 500 euro nëse ecni me bikini në këtë qytet bregdetar

Bota

Kujdes! Do gjobiteni 500 euro nëse ecni me bikini në këtë

Në qytezën turistike italiane, Sorrento, turistët e huaj nuk do të mund të ecin me bikini nëpër rrugët e qytetit.

Ky vendim u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë, Massimo Coppola, i cili tha se turistët me bikini po shqetësojnë banorët vendas, ndërsa paralajmëroi se ata do të gjobiten deri në 500 euro nëse do të shkelin këtë rregull.

Ai shtoi se kohët e fundit ka shumë njerëz që demonstrojnë sjellje të pahijshme në publik dhe  sipas tij kjo sjellje mund të dëmtojë imazhin e qytetit, i cili vizitohet nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion