Kanceri “Melanoma” po vret mbi 2 mijë njerëz në vit, ja simptomat e saj

Studiuesit britanikë kanë bërë me dije së fundm se kanceri i pestë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar është Melanoma, dhe ky rast po rritet shumë. Çdo vit shënohen mbi 16 mijë raste, ku mbi 2 mijhë prej tyre gjejnë vdekjen.
Simptomat e para janë në urinën tuaj. Në raste të rralla, melanoma mund të vendosë në qarkullim melaninën, pigmentin që errëson lëkurën, dhe një pjesë e atij pigmenti mund të përfundojë në urinë”. Trupi shëndetësor shpjegon se kur urina kthehet në “vërtet ngjyrë kafe”, kjo mund të shkaktohet nga një produkt i prishjes së hemoglobinës, bilirubinës.
“Bilirubina grumbullohet në gjak për shkak të sëmundjeve të mëlçisë, si hepatiti dhe cirroza, ose një kanal biliare i bllokuar nga një gur në tëmth, një tumor ose ndonjë pengesë tjetër. Nëse një pjesë e asaj bilirubine të tepërt futet në urinë, mund të marrë një ngjyrë kafe.
Anemia hemolitike, kur shumë qeliza të kuqe të gjakut prishen në të njëjtën kohë, gjithashtu prodhon një tepricë të bilirubinës që mund të dëmtojë urinën”. Edhe pse pigmenti i lëkurës ndonjëherë mund të rrjedhë në qarkullimin e gjakut, ai mbetet një dukuri e rrallë. Shenjat e zakonshme që duhen pritur nga sëmundja përfshijnë ndryshimet në nishanet.
NHS thotë: “Shenja më e zakonshme e melanomës është shfaqja e një nishani të ri ose një ndryshim në një nishan ekzistues. Kjo mund të ndodhë kudo në trup, por zonat më të prekura janë kurrizi tek burrat dhe këmbët tek gratë”. /Telegrafi


