Ju mbajnë të freskët dhe të hidratuar gjatë verës, ja kush janë frutat dhe perimet më të pasura me ujë

Soft

Ju mbajnë të freskët dhe të hidratuar gjatë verës,

Gjatë ditëve të nxehta, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersitjes dhe ka nevojë për ujë e elektrolite për të ruajtur ekuilibrin. Përveç ujit që pimë, edhe ushqimi ndihmon shumë. Disa fruta e perime kanë përmbajtje të lartë uji dhe janë aleatë perfektë kundër dehidratimit.

Këto janë disa nga më të mirët:

• Kastraveci – mbi 96% ujë, shumë i lehtë dhe freskues. Mund ta hash në sallatë ose thjesht si snack.

• Selinoja – rreth 95% ujë, ndihmon edhe tretjen.

• Luleshtrydhet – mbi 91% ujë, të ëmbla dhe plot vitaminë C.

• Pjepri – rreth 90% ujë dhe i pasur me kalium, perfekt për balancimin e elektroliteve.

• Portokalli – mbi 85% ujë, përveçse një burim i fuqishëm i vitaminës C.

• Rrushi – i freskët, i ëmbël dhe hidratues; akoma më i mirë kur e fut në ngrirje.

• Ananasi – ka ujë, vitamina dhe enzima që ndihmojnë në tretje.

Këto fruta e perime jo vetëm shuajnë etjen, por japin edhe vitamina, minerale dhe fibra që forcojnë imunitetin dhe mbajnë trupin në formë.

ME TE LEXUARAT