Zelensky paralajmëron për intensifikim të sulmeve ruse: Moska kërkon avantazh përpara bisedimeve për negociatat

Bota

Zelensky paralajmëron për intensifikim të sulmeve ruse: Moska

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia pritet të intensifikojë luftimet në disa fronte, përpara se të hyjë në çdo proces negociatash.

Në një fjalim drejtuar kombit, Zelensky tha se Moska po përgatitet për një “fushatë sulmesh” në Donetsk, Sumy, Kharkiv dhe Zaporizhia, me synim që të krijojë avantazhe ushtarake përpara se të ulet në tavolinë.

“Ne shohim përgatitje për rritje të sulmeve. Ky është modeli i tyre: të rrisin presionin ushtarak, të kenë diçka në duar dhe pastaj të tentojnë negociata nga pozita force”, u shpreh Zelensky.

Kreu i shtetit ukrainas tha se forcat e Kievit kanë arritur disa suksese lokale në rajonin e Donetsk, veçanërisht në zonën e Dobropilya dhe Pokrovsk, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë qetësi. “Kjo është vetëm fillesa e një vale të re sulmesh ruse,” theksoi ai.

Zelensky ka kërkuar forcim të mbrojtjes në vijën e parë dhe theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me komandantët në terren për të monitoruar situatën.

Sipas tij, çdo qetësi e përkohshme duhet parë vetëm si fazë tranzitore, pasi Moska po përgatit rritje presioni ushtarak për të ndikuar bisedimet e ardhshme politike.

ME TE LEXUARAT