TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në aksident gazetari i Vlorës, Enrik Mehmeti

Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndahet nga jeta në aksident gazetari i Vlorës, Enrik Mehmeti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar rreth 30 minuta më parë në zonën e Zvërnecit, pranë daljes së Dalanit. Viktimë ka mbetur gazetari 40-vjeçar, Enrik Mehmeti.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të para nga vendngjarja, gazetari ishte duke udhëtuar me automjet, kur, për shkaqe që ende nuk dihen, mjeti është përmbysur. Si pasojë, 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta.

Menjëherë pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima kishte pësuar dëmtime të rënda në kraharor dhe në organet jetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

ME TE LEXUARAT