Jini vigjilentë, ja shenjat që tregojnë se keni probleme me apendiksin

Apendiksi është një nga shqetësimet që të gjithë do e kalojmë. Ky organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit në fëmijëri është i dobishëm për sistemin imunitar dhe lufton sëmundje, por në moshën madhore, ky organ është i panevojshëm.
Kur bëhet i panevojshëm, apendiksi kthehet në një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit. Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut. Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës. Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.
Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë: Dhimbje të forta barku; Të vjella dhe të përziera; Konstipacion ose diare; Fryrje abdominal; Temperaturë dhe ethe; Humbje e oreksit
Apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim. Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut. Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore. Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje. Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë. Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit./AgroWeb


