Jeta e tyre nuk është më si më parë, çfarë ndodh me personat që kanë kaluar Covid-19

Një studim i fundit, lidhur me personat që kanë kaluar Covid-19, zbuloi se, nga një deri në gjashtë muaj pas infektimit, njerëzit, rastet e koronavirusit të të cilëve nuk kanë kërkuar shtrim në spital kishin një rrezik 60% më të lartë të vdekjes sesa njerëzit që nuk ishin infektuar me virusin.
Njerëzit që e kanë kaluar COVID-in, madje edhe ata që nuk e kanë kaluar rëndë, rrezikohen nga probleme të vazhdueshme shëndetësore, duke përfshirë edhe disa shumë serioze.
Shumë kohë pasi shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar, pacientët dhe sistemi shëndetësor amerikan me shumë mundësi do të mbajë barrën e miliona njerëzve që do të përpiqen të kthehen në normalitet.
Dy studime të lëshuara javën e kaluar theksuan se sa e zakonshme është për të mbijetuarit e COVID-it që të kërkojnë kujdes edhe pasi kanë kaluar muaj nga infektimi i tyre.
Këta pacientë COVID që nuk kanë qenë shtruar në spital, gjithashtu kishin një mundësi 20% më të madhe për të pasur nevojë për kujdes mjekësor ambulator gjatë atyre gjashtë muajve pas infeksionit. Simptomat e tyre shtriheshin në të gjithë sistemin e organeve dhe gjithashtu përfshinin edhe çështje të shëndetit mendor.
Disa mund të shndërrohen në gjendje shëndetësore kronike që mund të kërkojnë trajtim gjatë gjithë jetës.
Studimi, i botuar të Premten nga CDC, zbuloi se 69% e të rriturve jo të shtruar në spital që e kanë kaluar COVID-in kishin bërë një ose më shumë vizita ambulatore ndërmjet 28 dhe 180 ditëve pas diagnozës së tyre. Nga këto, dy të tretat morën një diagnozë të re primare.
Këta pacientë në mënyrë disproporcionale ishin gra, njerëz me ngjyrë, dhe ishin të paktën 50 vjeç.


