“Ethet” e garës së kandidatëve, kush janë demokratët më të votuar në qarqe

Politikë

“Ethet” e garës së kandidatëve, kush janë

Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, duke dalë forcë e dytë. Ndërkohë që në disa qarqe vijon ende numërimi i votave nominale, abcnews.al ju sjell kandidatët më të votuar demokratë.

Në Berat, janë numëruar 272 qendra votimi nga 277, deri tsni më i votuari rezulton Tomor Alizoti me 4832 vota.

Në qarkun e Dibrës ka përfunduar numërimi dhe më i votuar është Edmond Isaku, i cili renditet i katërti në listë dhe ka marrë 5098 votës, por nuk mundur të kalojë herësin.

Në qarkun e Durrësit, deri tani kandidatja më e votuar mes demokratëve është Andia Ulliri me 5249 vota. Në Durrës janë numëruar 270 qendra votimi nga 481 në total.

Në qarkun e Elbasanit kandidati më i votuar është Luçiano Boçi me 11076 vota, i cili renditet i shtati në listë dhe ka mundur të thyejë herësin. Deri më tani janë numëruar 508 qendra votimi në qark nga 511 në total.

Në Fier kandidati demokrat më i votuar është Agron Kapllanaj, i cili ka siguruar deri më tani 9225, ndërsa renditet i shtati në listë. Deri tani në këtë qark janë numëruar 541 qendra votimi nga 580 në total.

Në qarkun e Gjirokastrës demokrati më i votuar është drejtuesi politik Tritan Shehu, i cili renditet i pari në listë dhe ka marrë 3364 vota. Në këtë qark PD mori vetëm një mandat.

Në Korçë më i votuar rezulton Ervin Salianji, i cili ka siguruar 9428 vota dhe renditet i treti në listë. Në këtë qark është mbyllur procesi i numërimit.

Në qarkun e Kukësit kandidati më i votuar është Flamur Hoxha, i cili ka siguruar 9159 vota dhe renditet i pari në listë. Edhe në këtë qark ka përfunduar numërimi.

Në Lezhë kandidati i PD më i votuar rezulton Kastriot Piroli, i cili ka marrë 6411 vota. Në këtë qark janë numëruar 222 qendra votimi nga 249 në total.

Demokrati më i votuar në Shkodër është drejtuesi politik, Bardh Spahia, i cili ka siguruar 7219 vota dhe renditet i shtati në listë. Në këtë qark ka përfunduar procesi i numërimit.

Në qarkun e Tiranës në listën e demokratëve rezulton të jetë më i votuar kreu i partisë, Lulzim Basha me 11862. Deri më tani janë numëruar 847 qendra votimi nga 1243 qendra në total.

Në Vlorë, kandidati më i votuar është gjithashtu drejtuesi politik, Bujar Leskaj. Ky i fundit ka siguruar 5254 dhe renditet i pari në listë. Në këtë qark janë numëruar 444 qendra votimi nga 445 në total.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion