Nuk e dinte që kamera në ‘Zoom’ ishte hapur, profesori puthet me bashkëshorten në sy të studentëve

Soft

Nuk e dinte që kamera në ‘Zoom’ ishte hapur, profesori

Skenat e turpshme dhe të sikletshme gjatë vitit 2020 në Zoom, do mbahen mend gjatë. Këtë herë në skandal është përfshirë një mësues në Kolumbi, i cili gjatë orës së mësimit të Fizikës, ka vendosur fytyrën në gjoksin e bashkëshortes dhe e ka puthur atë. Ai nuk e dinte se kamera e kompjuterit ishte hapur.

Veprimi i mësuesit u incizua nga një nxënëse që ishte e lidhur në Zoom dhe më pas i shpërndau pamjet në rrjetet sociale. Shkolla pranoi se mësuesi i saj është sjellë në mënyrë jo të duhur para nxënësve, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim rreth këtij incidenti, shkruan RT.

Mësuesi kërkoi falje për veprimin e tij, duke thënë se ka bërë një gabim serioz pa e ditur se kamera ka qenë duke incizuar në atë kohë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion