Jeta e trishtë e 42-vjeçares: “Dy të dashurit më vdiqën, gjej ngushëllim tek djemtë më të vegjël në moshë”

Soft

Jeta e trishtë e 42-vjeçares: “Dy të dashurit më

Një 42-vjeçare ka rrëfyer në Dear Deidre historinë e jetës së saj. Ajo shkruan se ka humbur tragjikisht dy të dashur dhe për pasojë ka nisur një jetë ndryshe nga se e kishte menduar.

“Unë jam kthyer në një prostitutë. U dërgoj fotografi ku jam e zhveshur të huajve dhe takoj të rinj për seks. Unë nuk e njoh më veten. Unë jam një grua me 42 vjeç dhe gjithmonë jam krenuar me pamjen time dhe mënyrën se si jam sjellë. Por gjithçka ndryshoi pasi humba dy njerëz shumë të dashur për mua.

Tre vjet më parë i dashuri im vdiq nga një sulm në zemër. Ai ishte 36 vjeç dhe vdiq duke luajtur futboll. Isha e shkatërruar. Pastaj ish-i im më dërgoi një mesazh një natë përmes postës elektronike, ku më pyeste se si isha. Ne filluam të shiheshim rregullisht si miq dhe më pëlqente të kaloja kohë me të përsëri.

Më ra qielli mbi kokë kur ai më tha se ishte diagnostikuar me kancer dhe po priste një transplant organi. Vazhdova ta shihja deri kur u bë shumë i dobët dhe e humba atë 18 muaj më parë. Ai ishte 47 vjeç. Motra ime tha që unë duhet të dilja më shumë dhe të takoja njerëz, por padyshim që kjo nuk ishte e mundur gjatë Covid kështu që u bashkova me disa site takimesh online.

Burra të rinj ishin të interesuar për mua, gjë që më dukej e çuditshme, por gjithmonë më kanë thënë që dukem mirë për moshën time. Unë dola me disa djem në të 30-at e tyre dhe pastaj dola me një djalë 28 vjeç dhe me një tjetër vetëm 23 vjeç. Kam bërë seks me secilin prej tyre.”

“Dear Deidre” përgjigjet: “Çdo formë arratisjeje nga të menduarit për të dashurit tuaj që keni humbur, ju bën të ndiheni mirë. Por kjo nuk jeni ju. Ju nuk jeni dikush që pini shumë dhe fle kudo. Ju jeni një zonjë krenare që është verbuar nga këto humbje të mëdha.

Në vend që të fshiheni nga dhimbja duke kërkuar vëmendje dhe duke pirë, flisni me një nga kolegët tuaj ose me një mik për humbjet që keni kaluar. Një natë me ta do të të bënte mire.”

 

ME TE LEXUARAT