Itali/ Tragjedi në vreshtin e familjes, 22-vjeçarja humb jetën aksidentalisht nga xhaxhai i saj

22-vjeçarja, e sapo diplomuar në Politeknik, u aksidentua nga traktori ndërsa ndodhej në vreshtarinë historike të familjes së saj
Lucia Casavecchia, 22 vjeçe, një e diplomuar së fundmi në inxhinieri nga Universiteti Politeknik të Torinos, vinte nga një familje historike prodhuesish verërash. Ajo ishte viktimë e aksidentit tragjik këtë mëngjes, ngjarje e ndoshur rreth orës 9:00 të mëngjesit, kur një traktor u përmbys në zonën Valle Talloria të Diano d'Alba.
Sipas hetimeve, ajo u godit nga automjeti që drejtohej nga xhaxhai i saj, por dinamika e incidentit është ende duke u hetuar. Fatkeqësisht, pavarësiaht ndihmës urgjente nuk kishte asgjë që mund të bëhej për vajzën kur mbërritën ekipet e shpëtimit.
Tragjedia ndodhi mes kodrave perfekte të njërit prej qyteteve më të famshme të prodhimit të verës në rajonin e Langës. Kantina Casavecchia ka prodhuar rrush cilësor për më shumë se një shekull, dhe sot tradita vazhdon nga dy vëllezër, babai dhe xhaxhai i viktimës.
Të gjithë në qytet e njohin familjen, të cilët kanë qenë gjithmonë të përfshirë në punë vullnetare, në famulli dhe në mbrojtjen civile. Lucia ishte vajza e një prodhuesi vere dhe një punonjëse bashkiake, të cilët kanë edhe dy fëmijë të tjerë: "Jemi të gjithë shumë të tronditur", thotë një nga kolegët e nënës së saj në bashki. /Mapo.al/


