"Kamikazi" me "Benz" shtyp efektivin e "Shqiponjave" dhe përplas dy makina të policisë në Tiranë

Aktualitet

"Kamikazi" me "Benz" shtyp efektivin e

Një 33-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij. Gjithashtu, sipas uniformave blu M. Y., 33 vjeç ka aksidentuar një punonjës policie dhe ka përplasur edhe dy mjete të shërbimeve të policisë.

Policia sqaron se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në sallën e Komandimit të DVP Tiranë kanë ardhur telefonata nga qytetarët se një mjet tip “Benz” po xhironte gomat dhe po kryente manovra të rrezikshme. Në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit.

Shoferi, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësinë duke mos iu bindur urdhrit të për të ndaluar.


Në ndihmë të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar edhe Forca e  Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera, të cilët i kanë bllokuar rrugën automjetit, në bulevardin “Gjergj Fishta”, me qëllim që të ndalonte.

Drejtuesi i mjetit përsëri nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke aksidentuar mjetin e Policisë dhe efektivin e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Punonjësi i policisë S. L. ndodhet në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve.

Por aventura e shoferit 33-vjeçar nuk përfundon me kaq. Ai ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke aksidentuar dhe një mjet tjetër të Policisë, por më pas është bërë i mundur ndalimi dhe prangosja e tij.  33-vjeçari ka rezultuar i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i ndëshkuar administrativisht edhe tri herë të tjera brenda 10 ditëve, për manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në qendrat e banuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion