Jeni “Dashi” në horoskop, ja tiparet më të mira dhe më të negative që keni

Ky është muaji për të lindurit që kanë shenjën e dashit, dhe astrologët kanë listuar të mirat dhe anët negative të kësaj shenje. Teksi niset me frazën, apo me moton që këta persona perdorin. “Unë jam”, duke vijuar me mantrën tuaj, që është “Ngadalë”.
Por cilat janë tiparet më të mira të shenjës së Dashit? Dashi është sipërmarrëse, i pavarur dhe krijues. Energjia e tyre është infektive, dhe ata janë fëmijë në zemër dhe energjia e tyre pozitive emetohet kilometra larg.
Tani listojmë anët negative të kësaj shenje. Anët negative të Dashit mund të përkthehen në egoizëm, padurim dhe temperament të shpejtë. Ata kërkojnë shumë pavarësi dhe mund të bëhen nervoz nëse të tjerët përpiqen t’i kontrollojnë ato. Ata duan të jenë bosët e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata gjithmonë mbajnë përgjegjësi.
Karriera: Dashi është udhëheqës i lindur dhe priret të jetë sipërmarrësi i zodiakut. Ata shkëlqejnë në biznese, sport dhe mjekësi. Një paralajmërim: Ata janë më të mirë në fillimin e projekteve të reja sesa në zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Ndaj dashi është për idetë, punën duhet ta bëjë një shenjë tjetër .
Tiparet sekrete që askush nuk i di: Stereotipi i një Dashi është një personalitet i fortë, i pavarur, i tipit A, por ata janë në fakt edhe një ndër shenjat më romatike të zodiakut. Prisni gjeste madhështore dhe shënime të pakuptimta, dhe sigurisht shumë udhëtime, seks dhe aventura.


