Janë parë vetëm një herë, eshtrat e Shën Françeskut të Assisit ekspozohen në 800-vjetorin e vdekjes së tij

Soft

Janë parë vetëm një herë, eshtrat e Shën

Eshtrat e shenjtorit Shën Françesku i Assisit, janë ekspozuar për publikun për të shënuar 800-vjetorin e vdekjes së tij.

Zyrtarët italianë thonë se rreth 400 mijë persona nga e gjithë bota kanë rezervuar vend për të parë eshtrat e tij në qytetin e Asissit, në Italinë qendrore. Skeleti i shekullit XIII po ekspozohet që nga e diela në kishën e poshtme të Bazilikës së famshme të Shën Françeskut të Assisi.

Mbetjet e tij janë parë publikisht vetëm një herë më parë, për një ditë të vetme në vitin 1978 dhe nga një grup shumë i kufizuar personash.

Shën Françesku është një nga figurat më të nderuara të krishterimit dhe lindi në qytetin italian të Asissit në vitin 1181 ose 1182. Ai hoqi dorë nga pasuria e tij dhe ia kushtoi jetën të varfërve, duke themeluar urdhrin françeskan. Ai është gjithashtu shenjtori mbrojtës i kafshëve dhe i mjedisit.

Festa e Shën Françeskut kremtohet çdo vit më 4 tetor, për të përkujtuar ditën e vdekjes së tij në vitin 1226.

Papa i ndjerë Françesku, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar pasi udhëhoqi Kishën Katolike Romake për më shumë se një dekadë, zgjodhi emrin e tij dhe modeloi papatin e tij sipas përulësisë radikale të Shën Françeskut.

Eshtrat e Shën Françeskut të Asissit do të jenë të ekspozuara deri më 22 mars./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion