Hilet e vogla që ndjekin 'kurnacët' për të kursyer më shumë sesa mendon

Në një kohë kur inflacioni është i lartë dhe çmimet në supermarkete s’duken fare "miqësore", gratë (apo burrat) që dinë të kursejnë kanë disa zakone të thjeshta që i ndihmojnë të mos dalin nga buxheti. Mund t'i quani "kurnacë", ama nuk bëhet fjalë për sakrifica ekstreme, por për zgjedhje të vogla e të mençura që me kohën bëjnë diferencën.
Më poshtë janë 11 zakone të vogla që ndjekin kursimtarët në supermarket – dhe që u kursejnë më shumë lekë se ç'mund ta mendosh.
1. Blejnë vetëm produktet në ofertë
Nëse nuk është në ofertë, nuk hyn në shportë. Kursimtarët ndjekin me kujdes uljet, përdorin karta klienti, kupona ose aplikacione që tregojnë ofertat më të fundit. Truku është të mos blesh diçka vetëm sepse është në ulje, por edhe sepse të duhet.
2. Blejnë produkte bazë në sasi të mëdha
Miell, makarona, letër higjienike, detergjent – të gjitha këto mund të blihen njëherësh në sasi të mëdha. Jo vetëm që janë më lirë për njësi, por shmang edhe blerjet impulsive të “më ka marrë malli për një tortë” sapo futesh në dyqan.
3. Nuk hyjnë kurrë në supermarket pa listë
Lista e blerjeve është shpëtim! Kursimtarët planifikojnë vaktet dhe blejnë fiks çfarë u duhet. Nëse hyn në supermarket pa plan, rrezikon të dalësh me 3 lëngje, 1 krem për duar dhe pa bukën që kishe shkuar për të blerë.
4. Bëjnë blerje online
Blerja online ndihmon të kontrollosh më mirë shpenzimet dhe të mos tundohesh nga raftet plot me produkte që s’të duhen. Nëse je nga ata njerëz që s’kanë vetëkontroll përballë çokollatave pranë arkës, ky është shpëtimi yt.
5. Bëjnë planifikime bazuar në çfarë kanë në frigorifer
Përpara se të shkojnë në dyqan, kursimtarët hapin frigoriferin dhe dollapin e ushqimeve. Nëse ka fasule apo mish të ngrirë që mund të përdoret, e përfshijnë në menunë e javës. Zero shpërdorim, më shumë kursim.
6. Përzgjedhin markat e supermarketit


