Grip, ftohje apo Covid? Si ti dallojmë

Soft

Grip, ftohje apo Covid? Si ti dallojmë

Në pamje të parë, simptomat e koronavirusit,  janë të ngjashme me ato të gripit sezonal dhe ftohjes. Po ashty edhe ftohja e zakonshme dhe gripi mund të duken të ngjashëm në fillim. Të dyja janë sëmundje të frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme. Ja simptomat:

Njerëzit me grip dhe ftohje mund të përjetojnë:

– rrufë ose hundë të bllokuara

– tështitje

– dhimbje trupi

– lodhje

Si rregull, simptomat e gripit janë më të rënda se simptomat e ftohjes. Një tjetër ndryshim i dallueshëm midis të dy sëmundjeve është se sa serioze janë. Ftohjet rrallë shkaktojnë gjendje apo probleme të tjera shëndetësore.

Por gripi mund të çojë në:

– infeksione të veshit

– pneumoni

Simptomat e ftohjes dhe gripit ngatërrohen edhe me simptomat e Covid. Simptomat kryesore të Covid janë:

– lodhje

– ethe

– kollë

– gulçim

Tështitja nuk është tipike për Covid. Simptomat e gripit janë të ngjashme me ato të Covid duke përfshirë temperaturën dhe dhimbjet e trupit, por mund të mos keni gulçim nëse keni grip. Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:

– ethe

– temperaturë

– kollë e thatë

– gulçim

– dhimbje muskujsh

– lodhje Shtojcë: humbje e nuhatjes dhe shijes Simptoma më pak tipike për Covid: – gëlbazë – dhimbje koke – diarre Simptoma jo tipike: – rrjedhje nga hundët – dhimbje e fytit

ME TE LEXUARAT