“Edi Rama fitoi zgjedhjet me magji?”, astrologia: Ka lindur në vit të bekuar! Basha kishte kundër...

Soft

“Edi Rama fitoi zgjedhjet me magji?”, astrologia: Ka lindur në

Studiuesja e astrologjisë Keti Sula ka treguar se përse kryeministri Edi Rama fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo tha se Rama kishte lindur në vit të bekuar dhe prandaj Basha e kishte të vështirë. Ndërsa shtoi se kryedemokrati kishte kundër diellin dhe hënën.

“Basha nëse do ta shoh në nivel më makro përballë Edi Ramës, energjitë e këtij të fundit janë më të mëdha për momentin. Edi Rama është i vitit 1964 dhe ky vit ka një super energji. Po ta fillojmë me Jeff Bezoz, Boris Johnson, Michelle Obama, Kamala, etj.

Tani, nuk mendoj që është fajtor i humbjes Basha. Pse? Sepse Basha ditën e zgjedhjeve ka pasur kundër Marsit të tij diellin dhe hënën. Nga ana tjetër Saturni ndodhej kundër Mërkurit të tij që s’i jepte dot lajmin e fitores. Energjia e tij nuk ishte aq e madhe,“-tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion