Del videoja e re, momenti kur Macron goditet me shuplakë nga një tjetër kënd

Bota

Del videoja e re, momenti kur Macron goditet me shuplakë nga një

Një tjetër video e goditjes me shpullë ndaj Presidentit të Francës ka dalë në mediat e huaja. Në këtë video të re nga një tjetër këndvështrim duket më qartë skena, ku Macron fillimisht vjen me vrap për t’u përshëndetur me mbështetësit.

Në fakt personi që takoi nuk ishte një mbështetës, por ai e qëlloi papritur me shuplakë duke krijuar incidentin e dhunshëm.

Një prej rojave ndërhyu menjëherë kundër djalit me flokë të gjata, maskë e syze, kurse një tjetër hoqi menjëherë Macronin për ta mbrojtur.

Presidenti i Francës pas pak sekondash rikthehet përsëri në vendin ku ishte për të folur me një tjetër person, ndërkohë që shoqëruesit po merreshin me autorin e sulmit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion