E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë fotografi i njohur (Emri+Foto)

Soft

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë fotografi i njohur

Fotografi i famshëm britanik Martin Parr, i njohur për imazhet e tij plot ngjyra që pasqyruan jetën e përditshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e Fondacionit Martin Parr, Jenni Smith, e cila tha për BBC News se ai u nda nga jeta të shtunën në shtëpinë e tij në Bristol.

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë fotografi i njohur

Në një deklaratë, fondacioni bëri të ditur se Parr do t’u mungojë shumë dhe se a ka lënë pas bashkëshorten e tij Susie, vajzën Ellen, motrën dhe nipin. Familja ka kërkuar nga publiku që t’u kërkohet privatësia në këtë moment të vështirë.

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë fotografi i njohur

Me sy të mprehtë për çuditëritë e përditshme dhe humorin e jetës, Parr la pas një trashëgimi të paharrueshme që përfshin edhe Shqipërinë e viteve ’90.

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë fotografi i njohur

Parr u bë i njohur gjithashtu në mesin e viteve 1980 me projektin “The Last Resort”, një studim fotografik mbi pushimet e klasës punëtore në New Brighton, Merseyside. Veprat e tij spikatën për kapjen e detajeve më të vogla të jetës së përditshme, duke kombinuar humorin me reflektim shoqëror dhe duke nxitur debate e diskutime.

“Unë bëj fotografi serioze të maskuara si argëtim,” kishte deklaruar ai në një intervistë për “The Architectural Review në vitin 2020, duke shtuar: “E vërteta është subjektive, por unë e tregoj botën ashtu si e gjej.”

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë fotografi i njohur

Jonathan Stephenson, bashkëpunëtor i tij në projekte arti dhe dizajni, tha për BBC News se Parr u nda nga jeta paqësisht, teksa shikonte futboll. Ai e përshkroi si “një mik besnik dhe të palëkundur” dhe shtoi: “Ishte një privilegj i madh dhe frymëzim i vazhdueshëm të shihje botën përmes syve dhe mendjes së Martin-it. Entuziazmi i tij për jetën e përditshme ishte ngjitës.”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion