E rëndë/ U godit nga rryma elektrike, humb jetën 24-vjeçari në portin e Durrësit (Emri)

Aktualitet

E rëndë/ U godit nga rryma elektrike, humb jetën

Një incident fatal është regjistruar pak më parë në portin e Durrësit, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike gjatë punimeve në bord.

Viktima është Avaz Yafarov, 24 vjeç, me nacionalitet nga Azerbaijani dhe pjesë e ekuipazhit të anijes “Kyebele”.

Durrës / Informacion paraprak:

Rreth orës 17:50, është transportuar për në urgjencën e Spitalit Durrës, por ka ndërruar jetë rrugës, shtetasi nga Azerbajxhani, J. A., 24 vjeç, marinar në një anije me flamur të shtetit të Panamasë.

24-vjeçari, duke punuar në anije, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Anija ishte e akostuar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë. Ndihma e dhënë menjëherë nga ekuipazhi dhe shërbimet portuale nuk arriti ta shpëtonte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion